Në datën 26 shtator, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte i pranishëm në takimin e organizuar me drejtues të trupit diplomatik nga ana e Klubit Ndërkombëtar të Grave, SILA IWCL, ku u prezantuan objektivat e veprimtarisë humanitare të organizatës për vitin 2019. Pazari Humanitar do të organizohet në datën 2 dhjetor. Ashtu si gjatë viteve të mëparshëm, Ambasada do të jetë pjesëmarrëse me stendën "ALBANIA", ku do të prezantohen produkte shqiptare, si dhe materiale promovuese nga Shqipëria.