Në datat 1-3 tetor, drejtues dhe përfaqësues të bashkisë Roskovec janë duke realizuar vizitë studimore dhe partneriteti në Slloveni. Në datën 1 tetor ata janë pritur nga Shoqata jo Qeveritare “Sloby” si dhe një organizatë rinore. Në datën 2 tetor është zhvilluar vizitë në bashkinë e një qyteze sllovene në kushte të përafërta. Synimi kryesor i vizitës është përfshirja e njerëzve në jetën komunitare dhe njohja e shfrytëzimi i përvojës sllovene. Në veçanti është fokusuar në rolin e gruas në shoqëri, rolin e saj në komunitet si kontribuese e drejtpërdrejtë e zhvillimit. Miqtë nga Roskoveci u pritën edhe në Ambasadë, ku të pranishmit i përshëndeti ambasadori Pëllumb Qazimi. Me këtë rast falënderime të veçanta i drejtohen Alenka Verbole, koordinatore e projektit dhe që ka mundësuar që disa ngjarje të realizohen edhe në Roskovec.