Në datën 9 tetor, nën drejtimin e presidentes të Klubit Ndërkombëtar të Grave, Lubjanë, u zhvillua takimi përgatitor për organizimin e veprimtarisë humanitare SILA BAZAAR 2019, veprimtari e cila do të organizohet në datën 1 dhjetor në Lubjanë. Në takim ishin të pranishme edhe përfaqësueset e Ambasadës së Shqipërisë. Ashtu si disa vite radhazi edhe këtë vit Ambasada do të prezantohet me stendën "ALBANIA".