Në datën 19 tetor, Jernej Pikalo, zëvendës kryeministër dhe ministër i Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë, organizoi veprimtari me drejtuesit e misioneve diplomatike në Republikën e Sllovenisë. Dita diplomatike me këtë rast u zhvendos në qendrat moderne të sportit të skiimit, larg Lubjanës, në Planica dhe Pokljuka. Pikërisht në to, gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2023 do të zhvillohen gara botërore të sportit të skiimit. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi. Krahas njohjes së arritjeve të sportit slloven në tërësi dhe atij të skiimit në veçanti, u krijuan mundësitë e vizitës në qendrat moderne të skiimit, bashkëbisedimeve e vlerësimeve për shkëmbime dypalëshe e shumëpalëshe në këtë fushë. Përveç sportit, të pranishmit shijuan edhe natyrën alpine të Sllovenisë, mikpritjen dhe kulinarinë sllovene.