Shqipëria merr pjesë në konferencën kushtuar dërgimit të punonjësve në Evropën Lindore (EEPOW), organizuar në Lubjanë

Në datën 24 tetor, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë në Lubjanë u organizua konferenca kushtuar postimit (dërgimit) të punonjësve në Evropën Lindore (EEPOW). Projekti EEPOW dhe konfernca e organizuar synonin të adresonin në mënyrë proaktive çështjen e dërgimit të punonjësve në periudhën e para anëtarësimit të katër vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe më konkretisht për zbatimin e direktivës së BE-së për këtë qëllim. Në konferencë u paraqitën studimet për rastet e katër vendeve kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Veprimtaria u organizua nga Qëndra Kërkimore e Akademisë së Shkenave dhe Arteve të Sllovenisë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politikat e Mirëqënies Sociale dhe Punë Kërkimore, Vjenë, me menaxhere projekti Sonila Danaj. Gjatë konferencës, Carita Rammus, në emër të Komisionit Evropian paraqiti direktivën e BE-së për dërgimin e punonjësve, si dhe sqaroi të pranishmit lidhur me përgatitjen e vendeve sa më sipër. Studimi për rastin e Shqipërisë në emër të Lëvizjes Evropiane-Shqipëri u prezantua nga Mimoza Agolli. Punimet e konferencës i ndoqi edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00