Në datën 26 shkurt ambasadori Pëllumb Qazimi i ftuar nga europarlamentarët sllovenë Igor Šoltes dhe Franc Bogovič, ishte pjesëmarrës në veprimtarinë "Planica Bashkon" të bashkë-drejtuar prej tyre dhe të organizuar në Kranjska Gora-Planica Nordijski Center. Mernin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, drejtues të pushtetit vendor, parqeve kombëtare, sportit, turizmit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Synimi i veprimtarisë ishte sjellja së bashku e natyrës, turizmit, komuniteteve lokale dhe sportit, me të njëjtin objektiv-shërbimin ndaj njerëzve.