Në datën 25 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi kompaninë sllovene LITOSTROJPOWER në Lubjanë. Ai u prit në takim nga Marko Tandler, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë. Vizita u realizua së bashku me Janez Podobnik, president i ECPD-së, me cilësinë e bashkëorganizatorëve të tryezës së rrumbullakët kushtuar bashkëpunimit Shqipëri-Slloveni, zhvilluar në Lubjanë në datën 4 mars 2016.
Gjatë takimit u prezantua profili i kompanisë, si kompania me e njohur sllovene në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve, përfshi edhe përmirësimin e anës teknologjike të tyre. Kompania LITOSTROJPOWER është e pranishme në rreth 60 vende, gati në të gjithë kontinentet. Për më tepër, kjo kompani jo vetëm ndërton hidrocentrale, por është prodhuese e të gjithë pjesëve teknologjike. Gjithshka për këtë kompani është "Made in Slovenia". Mandej u vizituan edhe mjediset prodhuese.
Kompania LITOSTROJPOWER u tregua shumë e interesuar për hyrje në tregun shqiptar përmes projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve, hidrovoreve nëpërmjet sistemit të pompave të ujit, etj. Kontaktet dhe komunikimi me kompaninë do të jenë të qëndrueshme.
https://www.facebook.com/Ambasada-Shqiptare-n%C3%AB-Slloveni-713951748659294/