Në datën 31 mars me ftesë të Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë ishin për vizitë në Lubjanë ekspertë të Ministrisë të Zhvillimit Urban të Shqipërisë. Gjatë takimeve të zhvilluara, ekspertët shkëmbyen përvoja dhe ekspertizë lidhur me zhvillimin urban, përgjegjësitë e dy ministrive si dhe të institucioneve të tjera të fushës, si ato të gjeodezisë, urbanizmit, por edhe për kontributin e universiteteve e të pushtetit vendor në këtë aspekt.
Palët ranë dakort për marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e zhvillimit urban, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. Tashmë, është vendosur bashkëpunim i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve në fushën e zhvillimit urban.
Representatives and experts of the Ministry of Environment and Spatial Planning of the Republic of Slovenia and of the Ministry of Urban Development of the Republic of Albania met in Ljubljana. Soon a bilateral cooperation agreement on urban development will be signed.