Në datën 20 prill ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim Sofija Mardjonović, përfaqësuese e Slovenian Professional Guides Association, Lubjanë. Kjo organizatë tashmë është e njohur me Shqipërinë, pasi vitin e kaluar ka organizuar tur studimor në Shqipëri dhe ka vendosur kontakte me disa agjensi e operatorë turistikë shqiptarë. Gjatë muajit maj në bashkëpunim me operator turistik në Tiranë, rreth 40 turistë sllovenë do të vizitojnë Tiranën dhe zona të tjera të Shqipërisë.
Gjatë takimit u shkëmbye informacion për bashkëpunimin e mëtejshëm, mundësitë turistike që ofron Shqipëria, si mund të shfrytëzohen këto mundësi dhe si mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet agjensive e operatorëve turistikë të dy vendeve. Temë e diskutuar ishte edhe organizmi i një takimi të gjerë në Lubjanë, ku para agjensive dhe operatorëve sllovenë të prezantohet »Shqipëria si destinacion Turistik«.