Ishte kënaqësi pjesëmarrja në mbrëmjen e datës 16 dhjetor në ekspozitën »Classical/Modern« të Galerisë Visconti Fine Art në Lubjanë. Krahas veprave të tjera të ekspozuara, ajo më kryesorja ishte ajo që i kushtohej njeriut të parë në hënë. Për herë të parë është ekspozuar vepra e artit e Andy Warhol, titulluar »Ecje në hënë«, e cila është ndër veprat më të fundit të autorit dhe fikson një nga momentet e pashoqe ikonike në histori, kur njeriu për herë të parë në vitin 1969 shkeli në hënë. Në këtë galeri para dy vitesh është hapur edhe ekspozita e veprave të zgjedhura të Piktorit të Popullit Guri Madhi.