Mbrëmja e datës 14 dhjetor në Lubjanë, nga ana e »MM Contemporary Performance, Berkler College of Music«, në kuadrin e »Balkan Open Jam«, iu kushtua muzikës shqiptare. Në prani të pjesëmarrësve në veprimtari, grupi muzikor interpretoi me profesionalizëm të lartë dhe qartësi gjuhësore këngë tradicionale dhe qytetare nga Shqipëria. Asnjë nga interpretuesit nuk ishte i kombësisë shqiptare, gjë që meriton vlerësime të veçanta. Ambasadori Pëllumb Qazimi, i pranishëm në këtë ngjarje, falënderoi organizatorët dhe interpretueset për nivelin e lartë artistik, por edhe për kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në respektimin e diversitetit kulturor dhe njohjen e pasurisë kulturore e artistike ndërmjet vendeve të rajonit.