Kruja, pjesë e rrejtit të qyteteve për adresimin e çështjeve të të rinjve dhe të moshuarve

Në qytetin Škofja Loka të Sllovenisë, si pjesë e nismës "Evropa për qytetarët" në datat 26-28 shtator, është duke u zhvilluar ngjarja e dytë lidhur me projektin që adreson çështjet e të rinjve dhe të moshuarve. Marrin pjesë 11 qytete nga vende të ndryshme anëtare të BE-së. Që prej dy vitesh me këtë projekt është bashkuar edhe qyteti i Krujës. Ngjarja e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në muajin nëntor në Krujë. Në veprimtarinë e zhvilluar në Slloveni, ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi, i cili falënderoi kryetarin e Bashkisë Škofja Loka, Tine Radinja, si dhe koordinatorin e projektit Miha Ješe për gadishmërinë dhe angazhimin e tyre të vijueshëm për përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt. Projekti bashkëfinancohet nga "Evropa për Programin e Qytetarëve të Bashkimit Evropian".

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00