Në pasditen e datës 26 janar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Sllovenisë organizoi pritjen vjetore me ambasadorët dhe këshilltarët ekonomikë të akredituar në Republikën e Sllovenisë. Të pranishmit i përshëndetën dhe informuan Samo Hribar Milič, menaxher i përgjithshëm i Dhomës dhe Ante Milenoj, drejtor i departamentit të marëdhënieve ndërkombëtare. Ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në veprimtari, si dhe zhvilloi takime e bashkëbisedime me drejtuesit e Dhomës Sllovene të Tregtisë dhe Industrisë me synimin e inkurajimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të lidhjeve e të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.