Gazmend Barbullushi, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës (rezident) dhe Ambasador në Principatën e Andorrës, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Mbretërinë e Marokut (jo – rezident)
Gazmend Barbullushi, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës prej gushtit 2019, është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë në vitin 1992.
Jashtë shtetit ka shërbyer si diplomat karriere në Bon, Gjermani, Vjenë, Austri dhe Lubjanë, Slloveni. Në vitin 2009 u mandatua Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulta dhe Përfaqësues i Përhershëm pranë Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (OPCW), Hagë.
Në eksperiencat që ka pasur që në Ministrinë e Punëve të Jashtme renditen detyrat si shef i Sektorit Konsullor, drejtor i Drejtorisë Konsullore dhe drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Juridike e Konsullore. Para se të akreditohej në Mbretërinë e Spanjës ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ambasadori është i mandatuar, si përfaqësues jo – rezident, në Principatën e Andorrës, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Mbretërinë e Marokut.
Ka lindur më 8 mars 1964, është i martuar dhe ka një djalë.
Zotëron anglishten dhe gjermanishten, si dhe njohuri bazë të holandishtes dhe spanjishtes.