ËSHTË E SHENJTË TASHMË NËNA JONË TEREZË, BIJA E POPULLIT SHQIPTAR, GRUAJA MË E NJOHUR E PLANETIT... NË MESHËN E CELEBRUAR NGA ATI I SHENJTË PAPA FRANÇESKU MORËN PJESË PERSONALITETET MË LARTA TË VENDIT

Nënë Tereza tashmë është e shenjtë. Në 4 shtator 2016 në Vatikan, në sheshin më të bukur në botë, të botës katolike, kishin ardhur nga të gjithë kontinentet, mbi 100.000 veta. Mes pelegrinëve, popullit të mbledhur me këtë rast që këndonte, brohëriste e lutej e heshtëte në përsdiatje, valviteshin flamujt shqiptarë, por dhe të Kosovës, të vendeve të tjera të Ballkanit e më gjerë krahas atyre të Selisë së Shenjtë.

Gjithë bota atë të dielë i kishte sytë nga mesha që celebroi Ati i Shenjtë, Papa Françesku: Mediat, elektronike dhe të shkruara, televizionet, etj, ishin plot me imazhet e Nënë Terezës, me buzëqeshjen plot dritë të shenjtores më të re, të shekullit XXI.

Nga Shqipëria erdhën personalitet më larta të vendit. Së pari mbërriti grupi i madh i Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, që do ikte dhe i fundit nga Roma. Po kështu erdhën Kryetari i Parlamentit, z. Ilir Meta me deputetet znj. Jozefina Topalli e znj. Enkelejda Shkreli.
Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama me bashkëshorten do të prinin delegacionin qeveritar me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati me bashkëshorten dhe Ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli me bashkëshortin.
“Udhërrëfyes” në këtë festë të madhe ishin Kreu i Ambasadës tonë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhiti me bashkëshorten.
Të pranishëm ishin dhe z. Sali Berisha, ish-President i Republikës së Shqipërisë me bashkëshorten, z. Lulzim Basha, kryetar i PD si dhe Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kreu Botëror i Bektashinjve.
Nga Kosova kishin ardhur z. Hashim Thaçi, President i Republikës me  grupin shoqërues, z. Isa Mustafa, Kryeministri i Kosovës, së bashku me një delegacion të lartë të Qeverisë së Kosovës. Zoti Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Ministri Jashtem, Enver Hoxhaj, Ministri i Kultures Kujtim Shala, etj.
Dhe plot delegacione nga vende të tjera si Maqedonia, India, Spanja, San Marino, Republika e Kinës (Taiwan), Nigeria, Honduras, F.A.O, P.A.M, Pricipata e Monakos, Vendet e Ulëta, Gana, Bosnja e Hercegovina, Panama, SHBA, Austria, Kroacia, Mali i Zi, Belize, etj.
Personalitete si Imzot Ashike Biswas, ipeshkëv i Kishës Protestante të Kalkutës, Rajai Muasher, zëvendës-Kryeministër i Jordanisë, me bashkëshorten e grupin shoqërues, , me grupin shoqërues, Françesco Rutelli, Carlo Casini, Lëvizja për Jetën, Carl Anderson, me bashkëshorten, Delegacioni i Tezesë, Profesor Guzmnan Carriquiry, etj, etj.

Vargu i gjatë i makinave të personaliteve më larta të Vendit, që shoqërohej me makinat e policisë italiane dhe motorçikletat paraprirëse, tërhoqi vëmëndjen e popullit të Romës që vërshonte atë ditë për në sheshin “San Pietro”.

Mesha e madhe u ndoq me vëmëndje të jashtzakonshme, me emocione dhe devotshmëri. Papa Françesku, gjatë lutjes së “Engjëllit të Tënzot”, bekoi kombet, që lidhen më shumë se të tjerë me Nënë Terezën, duke nënkuptuar Shqipërinë të parën, se u theksua origjina e shqiptare e shenjtoes, që ka lindur në Shkup dhe që shërbeu në Indinë e largët.
Ndër të tjera Papa tha:
Në mënyrë të posaçme, Misionaret e Misionarët e Bamirësisë, familje shpirtërore e Nënë Terezës. Themeluesja juaj Shenjte ju ruajtët gjithnjë në udhën tuaj e ju nxjerrtë hirin të jeni përherë besnike ndaj Zotit, Kishës, të varfërve.
“Me mirënjohje e plot respekt përshëndes autoritetet e larta të pranishme, posaçërisht ata të vendeve, që lidhen në mënyrë të veçantë me figurën e Shenjtores së re, si dhe delegacionet zyrtare e shtegtarët e panumërt, ardhur nga këto vende, në këtë rrethanë të lumtur. Zoti i bekoftë Kombet tuaja!”

* * *

Në 5 shtator, një ditë pas shpalljes shenjtore të Nënë Terezës, u mbajt “Mesha e Falenderimit”, e celebruar nga Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit ose Kryeministër i Vatikanit.
“Shën Tereza e Kalkutës ishte pasqyrë e dashurisë së Zotit... ajo dha një dëshnmi
heroike të fesë... dhe u bë shenjtore e mëshirës së përndtëshme... i dha dritë territ
të njeriut... kam etje, thirri Nënë Tereza dhe kjo ishte etja e botës për dashuri...” – tha ndër të tjera Kardinali Parolin.

* * *

Prania shqiptare në shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan u ndje fuqishëm. Nisi që me koncertin e madh të 3 shtatorit, në Bazilikën papale “San Paolo fuori le mura”, ku artistë të shquar shqiptarë nëpër skenat e botës dhanë koncertin në praninë e autoriteve më të larta mbarëkombëtare shqiptare.
Shenjtërimi i Nënë Terezës u krye me solemnitet, me madhështi qiellore, me njerëzì, ku bashkë me origjinën e saj shqiptare, u spikatën dhe virtytet e familjes shqiptare, dashuria prej nënë dhe përkushtimi ndaj Krishtit, në ndihmë të më të varfërve të botës.
Shenjtorja jonë Nënë Tereza bashkon popuj e raca, besime e kohëra, shpresën me dritën në udhëtimin e saj mrekullibërës nga plagët për tek yjet.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00