25 VJETORI I RIVENDOSJES SË MARRËDHENIEVE DIPLOMATIKE MES SHQIPËRISË E SELISË SË SHENJTË ... 25 ANNI DI RIPRISTINO DELLE RELAZIONI DIPLOMATICHE TRA L’ALBANIA E LA SANTA SEDE.

25 VJET. 
25 vjet marrëdhënie diplomatike, ndërkohë të shkëlqyera, mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, të cilat u rivendosën pikërisht në 7 shtator të vitin 1991, por lidhjet e popullit shqiptar me Selinë e Shenjtë janë shekullore dhe historike, të farkëtura me besim e sakrifica, me dashuri e plagë, me arritje të mëdha e mirënjohje të thellë.
Nunci i parë apostolik, kardinali Ivan Dias, paraqiti letrat kredenciale po në atë vit dhe ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zoti  Willy Kamsi, dy vjet më pas, paraqiti Letrat e tij, kur Papa Gjon Pali II po përgatitej të vinte në Shqipëri.

Tokën e përvuajtua arbërore e kanë vizituar në këto 25 vjet dy papë, ndërsa të gjithë personalitetet më të larta të vendit tonë janë mirëpritur në Selinë e Shenjtë vazhdimisht.

Ky 25 vjetor përkon me Jubileun e Mëshirës të shpallur nga Papa Françesku, që i do kaq shumë shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe me shenjtërimin e Nënë Terezës, ngjarje e madhe me jehonë botërore. Sa po ndodhi, në 4 Shtator, dhe tashmë u fut në kujtesën e madhe të popujve, si datë me dritë qiellore. Së shpejti në Shkodër do të lumturohen 38 martirë të Kishës tonë…

Ambasada jonë është e përkushtuar plotësisht në misionin e saj për të qenë urë e denjë e marrdhënieve tona të shkëlqyera dhe i është mirënjohës Sekretarisë së Shtetit për bashkëpunimin miqësor e konstruktiv ashtu si i gjithë poipulli shqiptar Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut..
Ndërkaq Ambasada jonë është bërë pjesë e veprimatrive kremtuese të këtij përvjetori duke ecur në punën e saj në gjurmët dhe sukseset e ambasadorëve paraardhës.

° ° °
Ne më të rëndësishme kemi punën, virtytet dhe besimin për më mirë. Në këto 25 vite është ringjallur kisha shqiptare, të gjitha besimet në “vëllazëri mes tyre” - siç e theksoi Papa Françesku dhe populli i rimëkëmbur shqiptar ecën drejt ëndrrës Euro-Atllantike.
Me dashuri

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00