AMBASADA E RSH–së PRANË SELISË SË SHENJTË PËRKUJTON NË VATIKAN 25-VJETORIN E VIZITËS SË SHËN GJON PALIT II NË SHQIPËRI

Më datë 29 Maj 2018, me iniciativë të Ngarkuarës me Punë, znj. Majlinda Dodaj, Ambasada e Rsh-së pranë Selisë së Shenjtë, zhvilloi në Vatikan një aktivitet për të përkujtuar 25-vjetorin e Vizitës Apostolike në Shqipëri të Papa Shën Gjon Palit II.

Ky, aktivitet, mblodhi në Vatikan, personalitete të Kishës shqiptare dhe të Selisë së Shenjtë. Dokumentari “AJO DITË E BEKUAR”,  u shfaq në Filmotekën e Vatikanit. Ishte Imzot George Frendo President i Konferencës Ipeshkvnore dhe Kryepeshkop i metropolit Tiranë – Durrës, i cili inaguroi këtë aktivitet, si dhe Atë Federico Lombardi, i cili gjatë vizitës Apostolike mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Vatikanit.

Nga Radio Vatikani programi shqip, mori pjesë Drejtori i këtij Dikasteri Dom David Gjugja, në rolin e moderatotorit. Dokumentari “AJO DITË E BEKUAR”, prodhuar nga Radio Vatikani programi shqip, përshkruan gjëndjen të cilën Papa Gjon Pali II, gjeti Shqipërinë në vitin 1993, menjëherë pas rënies së  regjimit komunist. Dokumentari, gjithashtu, përshkruan, pamje nga persekutimi i Kishës Katolike, për të arritur më tej, tek vizita e Papës Wojtyla, i cili i kthey dinjitetin çdo besimtari, duke emeruar dhe katër Ipeshkvinjtë e parë, tre nga të cilët kishin përjetuar persekutimet e diktatorit Hoxha.

“Dua të theksoj se sot gëzojmë lirinë e plotë për të shpallur Ungjillin – u shpreh Imzot Frendo  - dhe vendet që Hoxha kishte shkatërruar janë ndërtuar, Kishat janë rindërtuar, ndërsa monumentet që drejtuesit komunistë kishin ndërtuar për vete, janë shkatërruar”. “VIzita e Papës Wojtyla ishte shpresë për të përvuajturit e asaj periudhe” – nënvizoi Imzot Frendo. Pas Imzot Frend-s, autoritete të Vatikanit sollën me dëshminë e tyre pjesë nga  kjo ngjarje historke, siç ishte Atë Federiko Lombardi, e menjëherë dhe Dom David Gjugja.

Të pranishëm në këtë aktivitet dhe Ambasadorë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. Me kërkesë të znj. Dodaj, u mundësua hyrja në Vatikan edhe i bashkëatdhetarëve e arbëreshëve, për të përkujtuar të gjithë së bashku  “DITËN E BEKUAR”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00