AMBASADA E RSH-së NË VATIKAN ORGANIZON KONCERTIN “TË BASHKUAR NË MUZIKË E NË KUJTIM TË SKËNDERBEUT”

Pas Audiencës së Veçantë me Atin e Shenjtë Papa Françesku më datë 19 Nëntor 2018, në vijimësinë e aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë sê Shenjtë, me iniciativë të Ngarkuarës me Punë znj. Majlinda Dodaj, në mbrëmjen e datës 19 Nëntor u mbajt Koncerti me artistët shqiptarë me famë botërore, të cilët ishin të pranishëm në takimin historik me Atin e Shenjtë.

Koncerti i titulluar : "TË BASHKUAR NË MUZIKË E NË KUJTIM TË SKËNDERBEUT" u mbajt në Teatrin prestigjoz të Romës "Teatro Argentina". Ndër emrat: Inva Mula, Dua Lipa, Genc Tukuçi, Kledi Kadiu, Eljaida Dani, Ramë Lahaj, Olen Çesari, Eno Peçi, Erza Muqolli, e Lorik Cana me 'Poezia'. Pas fjalës përshëndetëse te Kreut të Misionit znj. Majlinda Dodaj e cila theksoi "Unitetin e shqiptarëve në të gjitha kohrat në kujtim të Heroit Kombëtar", Koncertin e inauguroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit Hirësia Tij Kardinali Pieter Parolin.

"Rëndësia e figurës së Skënderbeut , simbol i unitetit - nënvizoi ndër të tjera Kardinali Parolin - pasqyrohet më së miri edhe nga poezitë dhe muzika shqiptare. E pasqyrojnë sot këta artistë të cilët edhe pse i përkasin religjoneve të ndryshme janë bashkuar në kujtim të Heroi të tyre". Të pranishëm nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit edhe Imzot Antoine Camilleri Nënsekretar për Raportet me Shtetet, Drejtori për Ballkanin Imzot Giovani Gaspari, Imzoti arbëresh Ignazio Cefalia, Imzot Robert Myrphy. Në Teatrin Argentina ku mbi 600 të ftuar, të pranishëm dhe Delegacioni Shtetëror i kryesuar nga Kryetari Kuvendit SH.T.Z. Gramoz Ruçi, Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, Ministri për Diasporën Pandeli Majko, Kryetaria e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, Nën Kryetari i Parlamentit Edi Paloka etj. Gjithashtu Liderit e besimeve të ndryshme fetare shqiptare, Trupi Diplomatik i akredituar pranë Selisë së Shenjtë, personalitete italiane e të Diasporës nga vënde të ndryshme, arbëresh, si dhe 200 përfaqësuesit e popullit shqiptar të cilët ishin të pranishëm në Audiencën e Veçantë me Atin e Shenjtë. Në përfundim të Koncertit një kocktail ofruar nga Ambasada e RSH-së në Vatikan, u mbajt për të pranishmit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00