AMBASADA E RSH-SË PRANË SELISË SË SHENJTË FESTON 105 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË

Më datë 7 dhjetor 2017 Ambasada e RSH-së pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, celebroi 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë . Festa u zhvillua në Grand Hotel Plaza. Këtë ceremoni e nderuan me një pjesëmarrje të lartë përfaqësuesit e Shtetit të Vatikanit: Imzot Antoine Camilleri: Nënsekretar për Raportet me Shtetet; Imzot Josè Avelino Bettencourt: Shefi i Protokollit pranë Sekretarisë së Shtetit; Imzot Paolo Borgia: Këshilltar për çështjet e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit, si dhe Imzot Giovanni Gaspari: Përfaqësuesi i Sekretarisë së Shtetit për Ballkanin. E nderoi këtë ceremoni dhe Kardinali shqiptar Ernest Simoni. Gjithashtu të pranishëm Ambasadorë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Profesorë të Universiteteve Papnore , bashkëatdhetarë, përfaqësues nga komuniteti arbëresh si dhe intelektualë italian. I pranishëm gjithashtu Don David Gjugja, Drejtor i Radio Vatikanit, programi shqip, si dhe Don Pasquale Ferraro I Kishës Katolike shqiptare në Romë.
Aktiviteti u hap me hymnin kombëtar shqiptar kënduar nga soprano shqiptare Ana Lushi e shoqëruar në piano nga Davide Dellisanti me tej soprano Lushi dhe tenori Delfo Paone ekzekutuan disa pjesë të muzikës shqiptare dhe italiane.
Fjala përshëndetëse, në këtë aktivitet, e Ngarkuarit me Punë zonjës Majlinda Dodaj ishte një sintezë e ç’ka simbolizon Festa e Pavarësisë, një ditë e veçantë përbashkuese për gjithë shqiptarët në mbarë botën. Znj. Dodaj solli në vëmëndje, në fjalën e saj, dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Një kthim në kohë dhe për të kujtuar martirët të cilët dhanë jetën për ti qëndruar besnikë misionit të tyre dhe Selisë së Shenjtë. “ Kjo ditë na kujton forcën e guximit dhe të këmbënguljes që ka karakterizuar popullin shqiptar i etur për liri. Mesazhi i lirisë është tipik i Festës së Flamurit.”
Znj. Dodaj solli në vëmëndje fjalët e Papa Françeskut, gjatë vizitës së tij në shtator të 2014, i cili e quajti Shqipërinë: “Tokën e heronjëve që sakrifikuan jetën e tyre për pavarësinë e vëndit, tokën e martirëve të cilët dëshmuan besimin e tyre në kohë të vështira të persekutimit.” Fjalën përshëndetëse e vijoi dhe Kardinal Ernest Simoni. I cili më tej u përshëndet dhe u nderua nga të gjithë të pranishmit.
Gjatë këtij festimi i prezantuan edhe pjatat tradicionale shqiptare të shoqëruara nga pije tradicionale. Zbukuruan atmosferën festive dhe dy vajzat e vogla shqiptare të veshura me kostume tradicionalë, Mishel me xhubletën duke përfaqësuar veriun e Shqipërisë, dhe Antonia me veshjen tradicionale tiranase.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00