Më datë 29 Maj 2018, me iniciativë të Ngarkuarës me Punë, znj. Majlinda Dodaj, Ambasada e Rsh-së pranë Selisë së Shenjtë, zhvilloi në Vatikan një aktivitet për të përkujtuar 25-vjetorin e Vizitës Apostolike në Shqipëri të Papa Shën Gjon Palit II.
E Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj u prit në një takim në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, nga Imzot Antoine Camilleri – Nënsekretar për Raportet me Shtetet, si dhe nga Imzot Giovanni Gaspari – Përfaqësuesi i Sekretarisë së Shtetit për Ballkanin. Në fokus të bisedimeve, shpallja e ‘Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut’, dhe bashkëpunimi me Sekretarinë e Shtetit gjatë këtij viti. Gjatë bisedimeve, znj.
Më datë 28 janar 2018, në Kishën e Shën Gjonit të Malvës në Trastevere Ambasada e RSH-së në Vatikan në bashkëpunim me Dom Pasquale Ferraro – Kordinator Kombëtar i Katolikëve Shqiptar në Itali, organizuan Meshën e Shenjtë, në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut me rastin e 550-të vjetorit të ndarjes nga jeta. I ftuar nderi në këtë Meshë të Shenjtë ishte Sh.T. Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën.
Më datë 26 janar 2018 Ambasada e RSh-së në Vatikan inauguroi “VITIN MBARËKOMBETARE TE SKENDERBEUT” me Konferencën “ RRËNJËT EVROPIANE TË SHQIPËRISË SË GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT” e cila u mbajt në prestigjozen “Sala Zuccari” të Senatit të Republikës Italiane.
Konferenca, e cila u zhvillua dhe nën Patronazhin e Senatit të Republikës, u inaugurua nga Shkëlqesia e Tij Imzot Francesco Canalini – Nunc Apostolik në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit,. si dhe nga Shkëlqesia e Nderuar Kardinali shqiptar Ernest Simoni.
Sot 550° vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndër figurat më të rëndësishtme të shekullit XV-të. Heroi Kombëtar i Shqipërisë dhe i shqiptarve i cili duke mbrojtur vëndin e tij dhe vlerat e tij të krishtera, morale dhe fetare nga pushtimi osman, mori nga Papa Kalisti III emrat e Atletit të Krishtit dhe të Mbrojtësit të Besimit. Veprat e tij frymëzuan në shekujt artet letërsinë, rapsoditë dhe mbajtën gjallë shpirtin e lirisë tek shqiptarët.
Më datë 9 janar 2018, në ‘Vila Magistrale', Trupi Diplomatik i akredituar pranë Urdhërit të Maltës pati takimin tradicional me Luogotenentin e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit të Maltës, Fra' Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguineto,i cili uroi Ambasadorët për një fillim të mbarë e të suksesshëm të vitit 2018.
Më datë 8 janar 2018, Papa Françesku priti në Udiencën tradicionale, Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. E pranishme në këtë takim dhe E Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj. Ati i Shenjtë u prit në hyrjen e tij në Sallën Regia të Pallatit Apostolik, nga duartrokitjet e ngohta të Ambasadorëve, takim i peste ky i Atit të Shenjtë me Trupin Diplomatik që nga emërimi i tij si Ipeshkvi i Romës, në vitin 2013. Ishte ky takim, një vështrim i 12-të muajve të kaluar mbi situatën aktuale, si dhe mbi qëllimim e Misionit të Kishës Katolike në botë.
Më datë 1 janar 2018 e Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Vatikan me rastin e Ditës së 51-të Botërore të Paqës .
Më datë 24 – 25 dhjetor 2017 E Ngarkuara me Pune znj. Majlinda Dodaj, mori pjesë në kremtimet me rastin e festave të Krishtlindjes të cilat u zhvilluan në Bazilikën e Shen Pietrit ne Vatikan. Në vigjiljen e Krishtlindjes më datë 24 dhjetor, u mbajt Mesha e Shenjtë e cila u celebrua nga Ati i Shenjtë Papa Françesku.
Më datë 19 dhjetor 2017 pranë “Presepe dei Netturbini” me rastin e Festës së Krishtëlindjes, u kremtua Mesha e Shenjtë nga Imzot Donato Oliverio, Ipeshkvi arbëresh i Eparkis së Lungros në Kalabri. “Presepe dei Netturbini” ku janë të ekspozuara 2234 gurë të ardhur nga e gjithë bota, është realizuar në vitin 1972 e ndër personaliteteve të tjerë është vizituar edhe nga Nënë Tereza. Në këtë Meshë e pranishme dhe E Ngarkuar me Punë, znj. Majlinda Dodaj e cila pati mundësinë të takojë më tej dhe të shpreh urimet për Krishtëlindjen Ipeshkvit Donato Oliverio.