KONFERENCA “TRASHËGIMIA KULTURORE, HISTORIKE DHE RELIGJOZE E SHQIPTARVE NGA EPOKA E SKËNDERBEUT”

Më datë 9 tetor 2017, me iniciativën e të Ngarkuares me Punë, znj Majlinda Dodaj u zhvillua Konferenca “TRASHËGIMIA KULTURORE, HISTORIKE DHE RELIGJOZE E SHQIPTARVE NGA EPOKA E SKËNDERBEUT”.
Kjo Konferencë, e cila u mbajt në Sallën prestigjoze Zuccari , në Senatin e Republikës së italisë , dhe nën kujdesjen e Këshillit Papnor për Kulturën, u inaugurua pikërisht nga Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën të Shtetit të Vatikanit, Hirësia e Tij Kardinal Gianfranco Ravasi, i cili vlerësoi kulturën arbëresh e cila përcillet nga brezi në brez gjatë shekujve .
Relatorët, secili në zhvillimin e kumtesave të tyre në mënyra të ndryshme, u përqëndruan në trashëgimia e arbëreshve dhe në figurën e heroit kombëtar Skënderbeu .
E Ngarkuara me Punë, znj Majlinda Dodaj mbajti kumtesën “Vallja: arbëreshët mes identitetit dhe historisë”, duke prezantuar edhe dokumentarin me të njëjtin titull, realizuar nga znj. Dodaj në vitin 2005 në qytetin arbëresh Civita në provincën e Kozencës, Kalabri.
Më pas vijoj Ipeshkvi i Eparkis së Lungros, Mons. Donato Oliviero me temën "Kufitë historik dhe religjoz të Eparkis së Lungros" duke ju referuar në veçanti festave religjoze arbëresh "Kalimere" si dhe Ikonat "Bukuria e ngjyrave".
E nderoi këtë Konferencë dhe pjesëmarrja e një prej trashëgimtarëve të Heroit tonë Kombëtar, Loris Kastriota Scanderbeg - gazetar dhe studiues, duke zhvilluar temën “Kontributi i shqiptarve në historinë e Italisë”.
Relatorët e tjerë, si Profesori i të Drejtave Religjoze i Universitetit të Bolonjës, Giovanni Cimbalo u përqëndrua tek " Mbrojta e të drejtave e minoritetit arberësh në Kalabri dhe Siçili". Maria Gabriella Belgiorno – Profesore e Pluralizmit Religjoz dhe Sistemit Bashkohorë, zhvilloi temën “ Puglia dhe Shqiperia e Gjergj Kastriot Skënderbeut”.
Drejtori i Qëndrës së Enciklopedis Shqiptare “Akademia e Studimeve Albanologjike” - Prof. Aurel Plasari mbajti kumtesën “Skandebegu secum: Memoria Historike e Skëndërbeut e percjellur në Itali nga vet shqiptarët” .
Në përfundim të Konferencës Profesori i Etnomuzikologjisë nga Universiteti i Studimeve të Milanos, Nicola Scarldaferri, prezantoi temën “Figura e Skenderbeut ne kenget tradicionale arberesh”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00