Më datë 24 – 25 dhjetor 2017 E Ngarkuara me Pune znj. Majlinda Dodaj, mori pjesë në kremtimet me rastin e festave të Krishtlindjes të cilat u zhvilluan në Bazilikën e Shen Pietrit ne Vatikan. Në vigjiljen e Krishtlindjes më datë 24 dhjetor, u mbajt Mesha e Shenjtë e cila u celebrua nga Ati i Shenjtë Papa Françesku. Gjatë Homelisë në Shën Pietër, Papa Françesku, kujtoi se të parët të cilët e moren lajmin e lindjes së Krishtit ishin barinjtë, të konsideruar si “paganë, mëkatarë, e të huaj” , e se feja e kësaj nate na shtynë drejt marrëdhënieve në të cilat askush nuk ndihet i huaj në këtë tokë . Në përfundim të fjalës së Tij, Papa Françesku, duke ju referuar emigratëve dhe refugjatëve u shpreh se:“ Dashuria e Krishtit na zgjoftë nga gjumi e na bëftë të ndjehemi të ftuar për t’i pranuar të gjithë ata të cilët vijnë në qytetet tona, në historitë tona, në jetët tona. Dashuria e tij revolucionare na bindtë të ndjehemi të ftuar për të marrë mbi vete shpresat dhe dhëmbsurinë e njerëzve tanë. Duke kujtuar fjalët e Shën Gjon Palit II: “Mos kini frikë! Hapjani , në dy kanatat , portat Krishtit”- Papa Francesku ftoi - “të mos kemi frikë të marrim në krahë, të ngrejmë lart të eturin, të huajin, të zhveshurin, të sëmurin”. “Në këtë Foshnje – ka vijuar Ati i Shenjtë – “Zoti na fton të bëhemi mbartës të shpresës, roje për të gjithë ata të cilët u shembën nën barrën e dëshpërimit që lindë kur gjen para vetes shumë porta të mbyllura. Në këtë Fëmijë, Zoti na bën protagonistë të mikpritjes së Tij. Feja e Krishterë na bën të hapim rrugën e një imagjinate të re , të provojmë pa frikë forma të reja marrëdhëniesh, në të cilat askush nuk duhet të ndejë që nuk ka vënd në këtë tokë. Krishtlindja është kohë për ta shndërruar forcën e frikës, në forcë bamirësie. Bamirësi, që nuk mësohet me padrejtësinë, si të ishte gjë e natyrshme por ka guximin ndërmjet tensioneve e konflikteve të bëhet “shtëpia e bukës”, toka e mikpritjes”. Ndërsa më datë 25 dhjetor , në Solemnitetin e Lindjes së Zotit, nga Lozha Qëndrore e Bazilikës së Vatikanit, Ati i Shenjtë u drejtoi Mesazhin tradicional besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit dhe gjithë atyre, që e ndoqën përmes radios e televizionit, duke dhënë edhe bekimin Urbi et Orbi. “Ndërsa mbi botën sot fryjnë erëra lufte e një model zhvillimi tashmë i vjetëruar vijon të prodhojë degradim njerëzor, shoqëror e ambiental - ka theksuar Papa Françesku – Krishtlindja na kujton shenjën e Fëmijës, për ta pranuar në fytyrat e fëmijëve posaçërisht të atyreve, për të cilët, ashtu si për Jezusin, ‘nuk ka vend në bujtinë’. Sot e shikojmë Jezusin në fëmijët e Lindjes së Mesme, që vijojnë të vuajnë për shkak të thellimit të tensioneve ndërmejt izraelitëve e palestinezëve. Në këtë ditë feste i kërkojmë Zotit, në lutje, paqen për Jeruzalemin për të gjithë Tokën e Shenjtë. E shikojmë Jezusin në fytyrat e fëmijëve sirianë të cilëve u duken akoma shenjat e luftës që e gjakosi këto vite vendin. E shikojmë Krishtin Fëmijë në Irakun akoma të plagosur e të përçarë nga ndeshjet e këtyre 15-të viteve të fundit. E shikojmë Jezusin në fëmijët e Afrikës, në Fëmijët e mbarë botës, atje ku paqja e siguria kërcënohen nga rreziku i tensioneve dhe i konflikteve të reja. “Lindja e Krishtit Shëlbues përtëriftë zemrat, ngjallë dëshirën për ndërtimin e një të ardhme më vëllazërore e solidare, duke ju sjellë të gjithëve gëzim e shpresë”, kështu Papa Françesku ka përfunduar urimin e Krishtlindjes pas Mesazhit Urbi et Orbi.