Marrëdheniet dypalëshe

AKTUALITET DHE RETROSPEKTIVE

7 Shtator 1991: Rivendosen marrëdhëniet diplomatike në rang Nunciature Apostolike për Selinë e Shenjtë dhe Ambasadë pranë Selisë së Shenjtë për Shqipërinë.

Shtator 1991: Nunc i parë apostolik emërohet prelati indian, Sh.T. Imzot Ivan Dias.

22 Prill 1993: Ambasadori i parë, Sh.T.z. Willy Kamsi paraqet Letrat Kredenciale pak ditë para shtegtimit të Papës Gjon Pali II drejt Shqipërisë.

29 Nëntor 1994: Ati i Shenjtë krijon Kardinalin e parë shqiptar, Eminencën e Tij, Kardinalin Mikel Koliqi.

25 Janar 2001: Papa Gjon Pali II, zhvendos Selinë kryeipeshkvnore nga Kisha e Shën Luçisë në Durrës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Roma, 19 Tetor 2003: Nënë Tereza e Kalkutes, bija e shquar e popullit Shqiptar, shpallet e LUME.

14 Nëntor 2004: Papa Gjon Pali II, u krijon mërgimtarëve shqiptarë në Itali, mundësinë të mblidhen në një kishë për të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore në gjuhën shqipe, përurohet për besimtarët shqipfolës, Kisha e Shën Gjonit të Mullagave në lagjen romake Trastevere.

 
VIZITAT ZYRTARE

Vizita në Shqipëri


25 Prill 1993: Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë , duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë. Gjatë vizitës i dhuron Kishës së martirizuar, hierarkinë e re të pasdiktaturës – katër ipeshkvij të rinj : Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

Maj 1998: Eminenca e Tij, Kardinali Jozef Tomko, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, viziton Shqipërinë, takohen përfaqësuesit më të lartë të Kishës në vend, vlerëson rolin e Kishës në procesin e zhvillimit të vendit, dhe bekon Kishën e Zonjës së Këshillit të Mirë, të saporindërtuar.

26 Janar 2002: Sekretari i Shtetit, Eminenca e Tij, Kadinal Sodano, viziton Shqipërinë dhe shuguron Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

8-12 Nëntor 2002: Eminenca e Tij, Kardinal Crescenzio Sepe, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve viziton Shqipërinë. Më 9 nëntor takohet me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, më 10 nëntor kryeson Meshën e shenjtë në katedralen e Shkodrës, ku hap proçesin dioqezan për shenjtërimin e 40 martirëve, shumica viktima të diktaturës komuniste dhe viziton dioqezën e Sapës, më 11 nëntor kremton Meshën e shenjtë në Bajzë e në Lezhë.

23 Prill 2003: I dërguari i posaçëm i Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali II, Eminenca e Tij, Kardinali Ivan Dias, kryeipeshkv i Bombeit, merr pjesë, në emër të Shenjtërisë së Tij, në kremtimet që organizoi Kisha katolike me rastin e përkujtimit të 10 vjetorit të vizitës së Atit të Shenjtë në vendin tonë, dhe i sjell kishës katolike e mbarë popullit Shqiptar, mesazhin e tij.

Prill 2006: Sekretari për marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë, SH.T. Imzot Lajola viziton Shqipërinë.

 
25-28 Qershor 2011: Sekretari për marrëdhëniet me Shtetet i Selisë së Shenjtë, SH.T.    Imzot Dominique Mamberti, zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.

 
Vizita në Vatikan


Janar 1999: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Pandeli Majko takohet me Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali II.

Nentor 2000: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Rexhep Mejdani takohet me Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali II.

Tetor 2001: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Ilir Meta takohet me Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali II.

Dhjetor 2002: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Alfred Moisiu takon Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali II.

Tetor 2003: Presidenti Moisiu, Presidenti Berisha, Presidenti Mejdani vizitojnë Vatikanin me rastin e Lumturimit të Nënë Terezës.

Shkurt 2004: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Sh.T. z. Kastriot Islami takohet me SH.T. Imzot Lajola.

Nentor 2005: Kryetari i Këshillit të Ministrave, Sh.T. z. Sali Berisha takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Shkurt 2006: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Alfred Moisiu takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Dhjetor 2007: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Bamir Topi takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Sh.T.z. Lulzim Basha, takon Sh.T. Imzot Dominik Mamberti.

Dhjetor 2007: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Bamir Topi takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Sh.T. z. Lulzim Basha, takon Sh.T.Imzot Dominik Mamberti.

12 Dhjetor 2009: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Sali Berisha, takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. z. Sali Berisha, takon Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Tarcizio Bertone.

17 Nentor 2010: Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z. Edmond Haxhinasto, takon Shenjtërinë e Tij Papa Benedikti XVI.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Edmond Haxhinasto, zhvillon bisedime me Sekretarin për marrëdhëniet me Shtetet, Sh.T. Imzot Dominique Mamberti.

1 Maj 2011: Delegacioni i lartë i Republikës së Shqipërisë i përbërë nga, Presidenti, z.  Bamir Topi, Kryeministri, z. Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli. Moren pjesë në meshen solemne të udhëhequr nga Papa Benedikti XVI në Vatikan, me rastin e lumturimit të Papa Gjon Palit II.

5 Maj 2012: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi, i shoqeruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u prit në audiencë nga Papa Benedikti XVI. Me pas vijoi nje takim me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Bertone.

24 Prill 2014: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z. Edi Rama, i shoqeruar nga Zonja, Linda Rama, si dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati, Ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, Ministri i Arsimit dhe Sportit, znj. Linidita Nikolli, u prit ne audience private nga Papa Françesku. Më pas vijoi një takim me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin.

 
Vizita e Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Palit II në Shqipëri


Më 25 prill 1993, Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë. Ishte hera e parë që një Papë vizitonte vendin tonë. Gjatë kësaj vizite, Papa shuguroi 4 ipeshkvijtë Shqiptarë në katedralen e Shkodrës, duke rindërtuar hierarkinë e Kishës Katolike, kishë e martirizuar gjatë diktaturës komuniste. Vizita vijoi në kryeqytet, ku në një miting madhështor në sheshin Skëndërbej, Ati i Shenjtë drejtoi fjalimin e tij mbarë popullit ëhqiptar.
 

 
MARREVESHJE DYPALESHE

2002: Marrëveshje për rregullimin e Marrëdhenieve të ndërsjellta.

2005: Ligji për “Proçedurat e Njohjes së zotësisë Juridike të personit Juridik Kishtar të Kishës Katolike”.

2007: Marrëveshje ndërmjet arkivit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me Arkivin Sekret të Vatikanit.

2007: Ligj mbi rregullimin e disa aspekteve ekonomike dhe fiskale të funksionimit të disa enteve të Kishës Katolike në Shqipëri.

2007: Marrëveshje midis Ministrisë së Shëndetsisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës kërkimore-spitalore "Bambino Gesù" (ent zyrtar i Selisë së Shenjtë).

2010: Marrëveshje midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Katolik "Sacro Cuore", Poliklinika Universitare "Agostino Gemelli" ne Rome.

15 Prill 2011: Firmoset protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe “Opera Romana Pellegrinaggi”.

12 shkurt 2013: Marrëveshje bashkepunimi ndërmjet Ministrise së Shëndetsisë dhe Poliklinikës "A.Gemelli", për trajtimin e rasteve urgjente dhe kualifikimin e personelit mjekësor nëpërmjet projekteve informative.

12 shkurt 2013: Marrëveshje bashkepunimi ndërmjet Ministrise së Shëndetsisë dhe Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù”, per trajtimin e rasteve urgjente dhe shërimin e patalogjive komplekse si dhe kualifikimin e personelit mjeksor..

 

 

NUNZIATURA APOSTOLIKE

Nunziatura Apostolike fillon aktivitetin e saj në Shqipëri, Tiranë në vitin 1991, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Nuncët:


1991-1997: Sh.T. Imzot Ivan Diaz
1997-2008: Sh.T. Imzot  Bulaitis  Giovanni
2008- në vazhdim: Sh.T. Imzot Ramiro Moliner Inglés

                

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00