MINISTRI BUSHATI TAKON PAPA FRANÇESKUN

Ministri i Jashtëm, SH.T.Z. Ditmir Bushati, me bashkëshorten e tij, Znj. Aida Bushati, shoqëruar nga Kreu i Misionit i Ambasadës tonë në Vatikan, z. Visar Zhiti, shkuan në audiencën gjenerale të 1 Qershorit me Papa Françeskun.
Shenjtëria e Tij priti me shumë përzemërsi Ministrin Bushati, i cili i tha se vizita e Papa Françeskut në Tiranë tashmë është historike, por vazhdimisht sjell po ato emocione si të asaj dite, të gati dy vjetëve më parë dhe mesazhet mbeten shumë të çmuara për ne. Papa Françesku nga ana e Tij, tha me entuziazëm se “Shqipërinë e kishte në zemër”
Statueta e Nënë Terezës që Ministri Bushati kishte zgjedhur si dhuratë artistike për Atin e Shenjtë, u pëlqye shumë prej Tij, ndërsa Papa Françesku ia ktheu duke i dhuruar Ministrit Bushati Medaljen Zyrtare Anuale të Vitit III të Pontefikatit.
Më pas çifti Bushati, me Papën në mes, bënë fotografi para Bazilikës si kujtim të takimit kaq shumë të përzemërt.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00