“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, më 21 shtator. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”, u shpreh Papa Françesku gjatë “Angelus” në sheshin e Shën Pjetrit.
Papa Françesku është Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti, Papa Gjon Palit II, më 25 prill 1993, dhe është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik, ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci dhe për bashkëjetesën shembullore të paqes.