PRINCI I URDHËRIT SOVRAN TË MALTËS, MADHËRIA E TIJ FRA’ MATTHEW FESTIN PRET TRUPIN DIPLOMATIK.

Në 12 janar 2016, në Vilën Magjistrale në Romë, Princi i Urdhërit Sovran të Maltës, Mjeshtri i Madh, Shkëlqesia e Tij e Lartë Fra Matthew Festin, priti Trupin Diplomatik për t’i dhënë përshëndetjen e fillimit të këtij viti.
Në takim ishin ambasadorët dhe krerët e misioneve të të gjitha përfaqësisve të akredituara në Urdhërin Sovran Militar të Maltës, mes të cilëve dhe I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Në fillim përshëndeti në emër të të gjithë Trupit Diplomatik dekani i tyre, ambasadori i Republikës çeke, Pavel Vosalik. Më pas Princi i Urdhërit të Maltës falenderoi për praninë Trupin Diplomatik dhe përgëzoi rishtarët.
Eshtë bërë traditë takimi ynë, tha ai, me qëllim që me misonin tonë të ngremë ura të paqes mes popujve dhe qeverive, që tani sikur janë tronditur “nga terrorizmi i armiqve të njerëzimit”. Jetojmë në një botë me konflikte asimetrike, vazhdoi Princi, ku fushat e betejave janë zëvendësuar me shkolla, spitale, teatro, vende publike dhe viktimat shpesh janë qyetarë të pafajshëm. Dhe më pas vazhdoi për odisenë kolektive, 60 milionë njerëz janë në ikje duke krijuar ankth botëror.
Ne nuk duhet të ndërtojmë mure, por ura, përsëriti. Janë të nevojshme projektet dhe objektivat e përbashkëta për t’i bërë ballë situatave të tilla, krizave humanitare, epidemive dhe fatkeqësive natyrore.
Ne u jemi gjendur, tha Princi.
Dhe më pas shpalosi dimensionin shpirtëror të urdhërit religjioz katolik, pelegrinazhet në ndihmë të jetës.
Dhe kujtoi vizitat e tij të vitit të shkuar te krerët e shteteve në Shqipëri, Filipine, Maltë, Kinë Tajvan, Spanjë dhe pritjet në Pallatin Magjistral. Urdhëri i Maltës, e përfundoi fjalën e tij Princi, ka një histori 900 vjeçare në shërbim të nevojtarëve, është i pranishëm në 120 vende në 5 kontinentet, ka marrëdhënie diplomatike me 106 kombe dhe 30 organizata ndërkombëtare, shembuj këto që diplomacia njerëzore mund të përurojë dialogun dhe mirëkuptimin mes popujve.
Princi i Urdhërit Sovran të Maltës, Mjeshtri i Madh, Shkëlqesia e Tij e Lartë Fra Matthew Festin, shkoi dhe i takoi të gjithë me rradhë ambasorët dhe krerët e misioneve.
Para të Ngarkuarit me Punë të ambasadës së Republikës së Shqipërisë shprehu konsideratat e tij për Shqipërinë, të një vendi që përparon.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00