TAKIM E TE NGARKUARIT ME PUNE, ZNJ. MAJLINDA DODAJ ME REKTORIN E UNIVERSITETIT PAPNOR GREGORIAN, NUNO DA SILVA GONCALVES.

Sot më datë 13 nëntor, e Ngarkuara me Punë u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Papnor Gregorian Nuno da Silva Goncales S.J. Gjatë këtij takimi Rektori informoi znj. Dodaj mbi veprimtarinë e Universitetit Gregorian, mbi fakultetet pranë këtij Un iversiteti, për multikulturalitetin e studentëve të cilët vijnë nga 120 vënde të ndryshme, nga të cilët dhe 8 studentë nga Shqipëria.
Duke parë që pranë këtij Universiteti ndodhet dhe Qëndra për Studimet Intereligjoze, znj. Dodaj u përqëndrua tek bashkëjetesa midis feve në Shqipëri, duke biseduar dhe për bashkëpunim me Universitetin Gregorian për të promovuar nëpërmjet konferencave, toleranzën dhe dialogun ndërfetar, vlerat e çmuara të vëndit tonë. Rektori Nuno da Silva Goncales i dhuroi znj. Dodaj librin Kisha Katolike dhe Komunizmi, botuar nga Universiteti Gregorian, cili hapet me artikullin pikërisht për Shqipërinë Kisha Katolike në Shqipëri. Libra të tjerë botuar nga ky Universitet, si p.sh Dëshmitarë të Fesë kanë kushtuar në faqet e tyre historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist: Dëshmi e Fesë në Vëndin e Ateizmit të Shtetit. Duke siguruar bashkëpunim nga ana e tij për realizimin e projektit prezantuar nga znj. Dodaj, në përfundim të takimit, Rektori udhëhoqi znj. Dodaj të vizitonte biblotekën e këtij Universiteti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00