TAKIM I TË NGARKUARIT ME PUNË NË SEKRETARINË E SHTETIT.

E Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj u prit në një takim në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, nga Imzot Antoine Camilleri – Nënsekretar për Raportet me Shtetet, si dhe nga Imzot Giovanni Gaspari – Përfaqësuesi i Sekretarisë së Shtetit për Ballkanin. Në fokus të bisedimeve, shpallja e ‘Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut’, dhe bashkëpunimi me Sekretarinë e Shtetit gjatë këtij viti. Gjatë bisedimeve, znj. Dodaj solli në vëmendje raportet e Skënderbeut me Selinë e Shenjtë, kryesisht me Papa Piun II e Papa Kalisti III, raporte të cilat ishin në fokus të temave të Konferencës: “Rrënjët Evropiane të Shqipërisë së Gjergj Kastriot Skënderbeut” e cila u zhvillua më datë 26 janar 2018, e do të vijojnë të jenë në qëndër të aktiviteteve përgjatë gjithë ‘Vitit të Skënderbeut’.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00