Takim i të Ngarkuarit me Punë, znj. Majlinda Dodaj me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosta Rikës, Sh.T.Z. Manuel GonzàleZ Sanz.

Në Selinë e Ambasadës së Kosta Rikës pranë Selisë së Shenjtë e Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosta Rikës, Sh.T.Z Manuel González Sanz dhe nga Ambasadori i Kosta Rikës i akredituar pranë Selisë së Shenjtë dhe në Shqipëri (jo rezident), Sh.T.Z. Marco Vargas Pereira.
Gjatë bisedës miqësore Ambasadori Kosta Rikës, z. Pereira i ka shprehur zonjës Dodaj mbresat që i ka lënë Shqiperia gjatë qëndrimit të Tij kur u akreditua si Ambasador (jo rezident) i Republikës së Kosta Rikës në Shqipëri.
Në vijim të bisedës, Znj. Dodaj ka risjellur në vëmëndje Ambasadorit dhe Ministrit të Jashtëm njohjen e Kosovës nga Republika e Kosta Rikës në vitin 2008. Republika e Kosta Rikës është shteti i parë që ka njohur Pavarësinë e Kosovës - ka theksuar Ministri Gonzàlez Sanz - pikërisht me 18 shkurt 2008.
Duke vijuar më tej bisedën, znj. Dodaj ka shprehur dëshirën për bashkëpunim mes Përfaqësisë sonë dhe Përfaqësisë së Kosta Rikës për të promovuar dy vëndet në fushën e turizmit dhe të kulturës. Biseda u mbyll me ftesën nga dy palet për të vizituar vëndet që përfaqësojnë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00