TAKIM I TE NGARKUARËS ME PUNË ZNj. MAJLINDA DODAJ ME KRYEBASHKJAKEN E ROMËS.

Më datë 24 Janar në Sallën Protomoteka të Komunës së Romës Kryebashkiakja e Romës Virginia Raggi priti në një takim për urimet e fillim vitit 2019 mbi 200 Ambasadorë, ata të akredituar në Itali por edhe Ambasadorët e akredituar pranë Selisë së Shenjtë, ku dhe znj. Majlinda Dodaj.

"Jam e kënaqur që mund të drejtoj përshëndetjen një përfaqësimi kaq të rëndësishëm të Trupit Diplomatik që jeton e punon në Romë", u shpreh kryebashkiakja Raggi.

"Për Bashkinë e Romës  është një krenari të shohë përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të bashkuar të cilët punojnë me përkushtim për ta bërë unik atë që unë mund ta quaj me bindje qytetin tonë".

"Njohja është pasuri...Një shoqëri ku kulturat e ndryshme janë gjithnjë e më shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe ku diferencat  duhet të përjetohen si një mundësi rritje. Dhe Roma nuk mund të mos jetë pjesë aktive e këtyre dinamikave. Është në ADN - në e saj, është shkruar në historinê e saj. Roma ka nevojë për dialog dhe për kontributin tuaj për të qenë një forcë lëvizëse në një proçes globalizmi që kombinon traditën me modernitetin", theksoi ndër të tjera në fjalën e saj Kryebashkiakja Virginia Raggi drejtuar Trupit Diplomatik. Më tej Abasadorët takuan e shkëmbyen urimet me Kreun e Bashkisë së Romës. Pas takimit Trupi Diplomatik ishte i ftuar edhe në Teatrin e Operas për të ndjekur "La Traviata".

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00