TAKIM I TRUPIT DIPLOMATIK ME FRA’ GIACOMO DALLA TORRE DEL TEMPIO DI SANGUINETO

Më datë 9 janar 2018, në ‘Vila Magistrale', Trupi Diplomatik i akredituar pranë Urdhërit të Maltës pati takimin tradicional me Luogotenentin e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit të Maltës, Fra' Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguineto,i cili uroi Ambasadorët për një fillim të mbarë e të suksesshëm të vitit 2018.

"Ky takim më jep mundësi për të pershkuar me ju një vit të gjatë e të pasur, në të cilin Urdhri Militar Sovran i Maltës është matur me sfidat më të mëdha humanitare, per të sjellë lehtësim, për më të rrezikuarat vënde të ndryshme të botës. Neutraliteti, paanshmëria, mbrojtja e shtresave më të dobëta të popullatës, vëllazëria. Këto janë parimet themelore që udhëheqin misionin tonë mijëvjeçar" - ka theksuar Luogotenenti i Mjeshtrit të Madh - duke vijuar se -"për Urdhërin tonë, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e njerëzve më në nevojë - gra, fëmijë, refugjatë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, por edhe të minoriteteve fetare - kanë një detyrim moral për t’u përgjigjur dhe pasqyron plotësisht misionin tonë të lashtë të krishterë".
Ashtu sikurse dhe Ati i Shenjtë në takimin me Ambasadorët, dhe Fra' Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguineto, u ndalua tek emigrazioni. "Migrimet që pasojnë - ka theksuar - paraqesin dramën më të thellë njerëzore të kohës sonë.
"Detyra jonë si një institucion me një mision humanitar është të ndihmojmë, pa menduar nëse duart që zgjatën i përkasin një refugjati politik apo një emigranti ekonomik, nëse janë nga një katolik ose një musliman. Misioni ynë është vetëm të mendojnë për të shpëtuar dhe për të lehtësuar ata nga vuajtjet njerëzore. Një angazhim që është përtërirë pikërisht per 10 vjet.”
"Viti që sapo ka përfunduar ka qënë një vit kompleks për jetën e Urdhërit të Maltës; kemi filluar një proces reformimi të Kartës Kushtetuese e cila kërkon kohë dhe përpjekjenjë proçes sa më gjithëpërfshirës të jetë i mundur dhe ka si shtylla, forcimin e spiritualitetit tonë, dhe forcmin e sistemit qeverisës për të adresuar më mire sfìdat e tanishme humanitare”. Më tej duke falenderuar për pjesmarrjen, Luogotenenti i Mjeshtrit të Madh, Fra' Giacomo Dalla Torre Del Tempio di Sanguineto. nënvìzoj se puna humanitare e Urdhërit të Maltës, e cila është e gjerë dhe e artikuluar, nuk do të ishte aq efektive pa veprimin diplomatik të ambasadorëve dhe kontributin e tyre të çmuar. "Në prag të përvjetorìt të 70-të të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, falenderoj për kontributin që bëni në promovimin e punës humanitare të Urdhèrit Sovran të Maltës" ka përfunduar fjalën e tij duke takuar më tej secììin nga Ambasadorët.
Takim të shkurtër për të shprehur urimet pati dhe znj. Dodaj

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00