TAKIMI TRADICIONAL I PAPA FRANÇESKUT ME TRUPIN DIPLOMATIK

Më datë 8 janar 2018, Papa Françesku priti në Udiencën tradicionale, Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. E pranishme në këtë takim dhe E Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj. Ati i Shenjtë u prit në hyrjen e tij në Sallën Regia të Pallatit Apostolik, nga duartrokitjet e ngohta të Ambasadorëve, takim i peste ky i Atit të Shenjtë me Trupin Diplomatik që nga emërimi i tij si Ipeshkvi i Romës, në vitin 2013. Ishte ky takim, një vështrim i 12-të muajve të kaluar mbi situatën aktuale, si dhe mbi qëllimim e Misionit të Kishës Katolike në botë. Pas urimit të një fillim viti 2018 të suksesshëm, duke ju drejtuar Ambasadorëve, Papa Françesku sintetizoi menjëherë sensin e Misionit të Kishës Katolike dhe atë cfarë ka per zemër Selia e Shenjtë: "Të mirën e çdo njeriu mbi tokë dhe promovimin e të mirës së përbashkët". Formimin i një shoqërie ku individi mund të ndihet i mirëpritur dhe i pranuar në të gjitha dimensionet që përbëjnë identitetin e tij, duke përfshirë dhe atë fetar. Midis të drejtave të njeriut, Ati i Shenjtë solli në vëmëndje, lirinë fetare, të drejtën e mendimit, e të ndërgjegjes e cila përfshin dhe të drejtën për të ndërruar fenë. "Per fat të keq - u shpreh Papa Françesku - jo radhë, feja përdoret për të justifìkuar forma të reja të ekstremizmit, e forma të reja të persekutimeve ndaj besimtarëve". Dialogu dhe Paqja janë temat më të dashura të magjisterit të Papës Françesku. Duke vijuar mbi domosdoshmërinë e paqes, solli në vëmendje dhe të drejtën e jetës. "Të mbrojmë të drejtën e jetës - theksoi Papa Françesku - do të thotë të mbrojmë të drejtën e shëndetit të individidit. Në këtë prospettive, në nivelin Ndërkombëtar të punohet për të favorizuar trajtimin shëndetësor dhe të kurimit për të gjithë. Të mbrosh të drejtën e jetës, do të thotë të punosh për paqen, universalisht e njohur si : një nga vlerat më të larta për t'u mbrojtur. Ati i Shenjtë kujtoi adoptimin e Traktatit të ndalimit të armëve bërthamore, vitin e kaluar. Selia e Shenjtë e nënshkroi dhe e ratifikoi këtë dokument duke ripohuar se mosmarrëveshjet ndërmjet popujve nuk duhen zgjidhur kurrë me armë, por me bisedime. Ati i Shenjtë falenderoi Ambasadorët për raportet që mbajnë me Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit si dhe me Dikasterë të tjerë të Kurias Romane, si dëshmi e interesit të Komunitetit Ndërkombëtar për Misionin e Selisë së Shenjtë dhe angazhimin e Kishës Katolike ndaj vëndeve që Ambasadorët përfaqësojnë. E Ngarkuara me Punë, znj. Majlinda Dodaj pati mundësinë të takojë Papa Françeskun. Në takimin e saj me Atin e Shenjté, i shprehu dashurinë e popullit shqiptar ndaj Tij si dhe fjalët kurajuese me të cilat Ati Shenjtë ju drejtua popullit tonë gjatë vizitës së tij, më 21 shtator 2014. "Kanë ngelur në zemrat e popullit tim fjalët "fluturoni lart por mos e harroni folenë'; Shqipëria Ju do, At i Shenjtë", u shpreh znj. Dodaj e emocionuar nga ky takim. Duke buzëqeshur në një shtrëngim duarsh Ati i Shenjtë u përgjigj: "FALEMINDERIT SHQIPÉRIA".

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via ottaviano 43, Scala B,
interno 3, 00192 Roma, Italia

Tel / Fax

Tel: +39 06 39721599
Fax: +39 06 39038231
Nr. i emergjences: +39 06 39721599

E-MAIL

embassy.vatican@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00