Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, organizoi një ceremoni festive me rastin e Festave Kombëtare, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Çlirimit.
Në pritjen e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm pëfaqësues të Konsullores së akredituar në zonën tonë të juridiksionit, përfaqësues të komunitetit bashkatdhetarë,si: avokatë, mjekë të shquar, shoqata shqiptare Le Aquile di Seta, shkolla e gjuhës shqipe në Bari, piktori i shquar Albert Methasani, i cili paraqiti shumë piktura e skulptura të tij, me tematikë kryesisht patriotike, Didi Tartari, violoniste e nderuar e orkestrës së operas dhe baletit,e cila n’a dhuroi Himnin e Flamurit përmes violinës dhe talentit të saj dhe shumë veprimtarë të shquar në komunitetin shqiptar në Rajonin e Puglia-s.
Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Profesor.Arjan Vasjari, theksoi, rëndësinë e këtyre dy datave në historinë tonë dhe kontributin e bashkatdhetarëve tanë në nderimin e kombit me arritjet e tyre, në fusha të ndryshme.
Në përfundim, ai shprehu bindjen në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë së dy popujve vëllezër.