Dje Konsulli i Pergjithshem prof.Arjan Vasjari u takua me Presidentin e gjigandit italian te industrise agroushqimore “DIVELLA” S.p.A., Francesco Divella.Kompania DIVELLA, me nje histori suksesi 130 vjecar, eshte e pranishme ne Shqiperi prej gati 30 vjetesh qofte me produktet e saj, qofte me ndihmat e shumta qe ka ofruar gjithmone qe i eshte kerkuar. Konsulli i Pergjithshem e falenderoi zotin Divella per miqesine e provuar nder vite te kompanise, lider ne fushen e ushqimit. “Shqiperia -informoi Konsulli i Pergjithshem-ka hyre ne nje faze te re te zhvillimit te saj ekonomik dhe kapacitetet dhe objektivat jane qe ajo te braktise “statusin” e nje ekonomie thellesisht konsumatore dhe te shnderrohet ne nje ekonomi prodhuese. Rregjimi fiskal,ambienti miqesor, kuadri ligjor dhe disponibiliteti institucional per te suportuar kompanite e huaja ne investimet e tyre jane nje ftese e ndershme qe ne i bejme kompanise DIVELLA qe ta konsideroje Shqiperine jo thjesht si nje treg por, edhe si nje realitet te sigurt ku mund te investoje”. Zoti Divella e vleresoi shume ftesen dhe premtoi se do te filloje menjehere me grupin e tij te ekonomisteve te shikoje me perparesi kete mundesi. “Une e njoh Shqiperine mire dhe transformimet e saj ne keto 30 vjete jane te jashtezakonshme. Shqiperia sot eshte nje vend modern qe nuk ka asnje lidhje me Shqiperine ne vizitat e mija te para. Ne do fillojme ta studiojme me shume vemendje dhe interes idene dhe mundesite per te investuar aty”.
Newsroom
Konsulli i Pergjithshem prof. Arjan Vasjari takim me Divella Francesco