Në datë 25.05.2024 Konsulli i Përgjithshëm Prof. Arjan Vasjari takoi përfaqësues të komunitetit, administratës bashkiake të comunës së Maschitos, të gjithë të bashkuar në objektivin e përbashkët për ruajtjen dhe rritjen e trashëgimisë kulturore.
Kryebashkiaku Luigi Rafti u nderua nga ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanaj me mirënjohje për promovimin e vlerave arbëreshe dhe për pjesëmarrjen në samitin e 3-të të diasporës të mbajtur nëntorin e kaluar në Tiranë.
Vizita e Konsullit të Shqipërisë në Greci shkroi një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e komunitetit arbëresh dhe festoi jo vetëm pasurinë e kulturës, por edhe lidhjet e thella të miqësisë midis Shqipërisë dhe Italisë.
Newsroom
Konsulli i Përgjithshëm Prof.Arjan Vasjari vizit në Maschito