Në datat 26-27-28 maj 2023, në Bari u zhvillua aktiviteti “Festa e popujve”, ku Shqipëria u prezantua me një stendë, të Shtëpisë Rozalba me qendër në Gjadër të Lezhës.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet u mbështet nga shoqata shqiptare “Le Aquile di Seta”, me qendër në Bari. Ekspozita u ofroi vizitorëve produktet artizanale të zonës së zadrimës, të cilat u pëlqyen dhe u vlerësuan shumë nga të pranishmit. Mbrëmja e së shtunës, u hap me lexime dhe recitime nga nxënësit e shkollës shqipe të shoqatës dhe, më pas u vijua me prezantimin e librit: “Il Profumo dei Giacinti Selvatici”, me autore Rosa Maria Vinci.
Përveç vizitorëve të shumtë në këtë aktivitet morën pjesë: Këshilltarja për Mirëqënien Sociale e Komunës së Barit, znj. Francesca Bottalico; Prof. Vittoria Bosna Universiteti i Barit Aldo Moro; znj. Rosanna Quagliariello, relatore.
Konsullata e RSH-së në Bari, u përfaqësuar nga Konsulli Artur Bardhi.
Newsroom
Festa e Popujve