Konsulli i Përgjithshëm prof. Arjan Vasjari vizitoi komunën arbëresh të San Marzano di San Giuseppe. Kjo komunë është më e madhja në kostelacionin e komunave arbëresh në Itali.”Unë besoj se,përpjekja për të ruajtur zakonet,traditat dhe,mbi të gjitha gjuhën arbëresh,nuk duhet konceptuar si beteja për mbijetesë e një minorance gjuhësore. Arbëreshët nuk kanë nevojë të përkufizohen si identitet. Ata,historia dhe gjuha e tyre janë mjaft të qarta. Sfida qëndron në bashkimin e të gjitha kontributeve për t’i dhënë atyre vendin që meritojnë brenda pluralizmit kulturor italian . Tek e fundit,kjo do të pasuronte edhe Italinë mike”- nënvizoi Konsulli i Pergjithshem.
Newsroom
Vizitë në Komunën Arbëreshe.