Më datë 29 prill 2025, Konsullata e Përgjithshme e Rsh-Së në Bari, e përfaqësuar nga Konsulli, z. Artur Bardhi mori pjese në takimin që u zhvillua në Barletta-Itali midis partnerëve të projektit SA Resilience, me titullin “Resilience, Adriatiku i Jugut përballet me ndryshimet klimaterike”, ku partner lider ishte Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Republikës së Shqipërisë.
Ky takim me temë “Resilience, promovimi i qëndrueshmërisë territoriale në Adriatikun e Jugut”, bëri bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi, i cili ka si qëllimin kryesor përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të burimeve ujore dhe mbrojtjen civile në zonën e Adriatikut jugor, në mënyrë që të trajtojë rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, emergjencat dhe mungesat e ujit. Përdorimi i teknologjive inovative dhe fuqizimi i aftësive njerëzore dhe infrastrukturore do t’i bëjë rajonet më të qëndrueshme.
