Për të pestin vit rradhazi,shkolla shqipe Le Aquile di Seta çeli dyert në datën 4 tetor, për fëmijët shqiptare. Me pjesmarrjen e prindërve,miqve italiane, pjestarëve të komunitetit shqiptar në Bari si dhe te gjithe trupit konsullor te Konsullatës së Përgjithshme,Presidentja e shoqatës Le Aquile di Seta, Eva Meksi,u uroj mirëseardhjen nxënësve të rinj. Shkolla Le Aquile di Seta është një nga institucionet arsimore dhe kulturore më me reputacion në jugun e Italisë,për shkak të përpjekjeve dhe entuziazmit të zonjave shqiptare themeluese dhe anëtarëve te saj. Ne pershendetjen e tij Konsulli I Përgjithshëm,prof. Arjan Vasjari,falenderoi mësueset e shoqatës për kontributin thelbësor të tyre në misionin vullnetar dhe atdhedashës të mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe ndër fëmijët e qytetarëve shqiptare me banim në Puglia. Një falenderim i veçantë për motrat katolike të Institutit Borea-Angelis për mbështetjen e palodhur dhe bujare gjatë gjithë këtyre viteve.
Newsroom
Shkolla Shqipe në Bari!