Në qytetin e Lecces,u organizua festival “Armonie del Mediterraneo “,pjesë e të cilit ishin edhe këngëtare shqiptare si dhe grupet e artistëve arbëreshë nga komunat e Frascinetto dhe San Marzano. Harmonia mes popujve dhe kulturave mesdhetare,ruajtja e zakoneve dhe traditave të minoriteteve ishte mesazhi që shoqëroi gjithë eventin. Në ndërhyrjen e tij Konsulli I Përgjithshëm,Arjan Vasjari nënvizoi se “Në këto kohe të trazuara për botën,cdo përpjekje,qoftë edhe e vogël si ky festival,për të përçuar mesazhe paqeje dhe harmonie është një shërbim i paçmuar që i bëhet shoqërive tona por edhe brezave që vijnբ. Nuk duhet të ambjentohemi me luftën dhe asgjësimin si fenomene normale të kohës sonë”.