Një meshë në shqip për Shna Ndoun( Shën Antonin).Në datë 13 Qershor,nën moton “Nga Laç Kurbin në Manduria”,Kisha e Sant Antonio në Manduria, Taranto,përmbylli ciklin e katër pelegrinazheve sipas modelit të pelegrinazhit të madh devocional në Kishën e Shën Ndout në Laç-Kurbin. Mesha në gjuhën shqipe u organizua nga Imzot Angelo Massafra,Arqipeshkv emeritus i Shkodër-Pult.Në mesazhin eukaristik,Imzot Massafra elokoi figurën apostolike të Shna Ndout si shtegëtar i shpresës në faljen e Zotit e shërbëtor i tij duke mbjellë farën e jetës dhe besimit. “Duhet të kultivojmë shpresën sepse egzistenca jonë është hapsira ku Zoti ka derdhur madhështine e dashurisë së tij”-tha Imzot Massafra. ” Në këto kohë të trazuara në botë,mësimet e Shna Ndout janë më aktuale se kurrè”.Në fund, eventi u mbyll me proçesionin në rrugët e Manduries, me statujën e Shna Ndout.
Në meshë mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm, prof.Arjan Vasjari