Marrin rrugen e zgjidhjes problematikat e shumta te udhetareve shqiptare ne portin e Brindisit. Pas nje serie takimesh,te filluara qe ne muajin tetor,me perfaqesuesit e institucioneve rajonale te fushes,javen e shkuar Konsulli i Pergjithshem prof. Arjan Vasjari u takua me Komisarin e Jashtezakonshem te Autoritetit te Porteve te Puglia-s,admiralin Vincenzo Leone te cilit i parshtroi nevojen urgjente te zgjidhjes se problematikave te shumta me te cilat perballen prej shume viteve udhetaret shqiptare ne Portin e Brindisit. Admirali Leone morì persiper angazhimin e menjehershem per adresimin e kesaj ceshtje. Nderkohe,dje KP,z.Vasjari u takua,per te njejten ceshtje,me prefektin e Brindisit,Luigi Carnevale ne prani edhe te deputetit italian Mauro D’Attis. “Eshte e papranueshme dhe antihumane qe udhetaret shqiptare ne Portin e Brindisit te bejne qindra meter ne kembe per te arritur tragetin,pa asnje mbrojtje,ne diell dhe shi e askush nuk merr nje mase apo leviz per ta zgjidhur kete problematike qe mbartet prej dekadash Eshte urgjente nje nderhyrje juaja si perfaqesuesi i qeverise ne kete qytet.
Historia dhe niveli i shkelqyer I marredhenieve mes nesh e perligjin plotesisht nje trajtim me perparesi te rastit”-i kerkoi Konsulli I Pergjithshem, z. Carnevale. Nga ana e tij Prefekti i Brindisit shprehu gatishmerine e plote per t’u angazhuar me shpejtesi ne zgjidhjen e ketij shqetesimi.
