Në datë 18 korrik 2025, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë në Casalvecchia z. Noe Andreano, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Silda Anagnosti Çepe mori pjesë në aktivitetin festiv dhe inaugurimin e veprave të artit që kanë lidhje të ngushtë me kulturën e komunitetit arbëreshë, punuar nga artistët Helidon Xhixha dhe Emauel Alaniz .
Githashtu, znj.Anagnosti Cepe zhvilloi një vizitë në Bashkinë në Chieuti, e cila u prit nga Kryetari i Bashkisë së z. Diego Iacono dhe anëtare të tjerë të komunitetit arbëreshë.
Në këto aktivitete, Zëvendësministrja Anagnosti Çepe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për ruajtjen e gjuhës, kulturës, artit dhe zakoneve arbëreshe, si një dëshmi e rrallë e rezistencës shekullore, të cilat janë ura më domethënëse lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në këto aktivitete, Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Bari u përfaqësua nga konsulli z.Artur Bardhi.



