Në datën 21 shkurt 2026, në mjediset e Konsullates së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari,u shfaq dokumentari “Andronica, një Princeshë Europiane” e regjizorit të njohur Ylli Pepo. Dokumentari trajton figurën e Donika Kastriotit,një nga personazhet,pothuajse të lena ne harresë nga historiografia dhe kultura shqiptare,por që ka lënë gjurmë të qarta në formësimin e identitetit të natyrshëm të civilizimit tonë perëndimor. Bashkëpunimi i Konsullatës së Pkrgjithshme në Bari në shfaqjen e këtij dokumentari është vijim i përpjekjeve të saj për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare mes shqiptarëve të vendosur në jugun e Italisë por edhe të italianève dashamirës të Shqipërisè. Ky promovim shërbeu edhe si një mundësi për tk t’u komunikuar tè pranishmëve organizimin e Samitit të Diasporës në dt.14-15 prill.

Newsroom
“Andronica një Princeshë Europiane”



