Qytetari më i famshëm i Belgjikës, fëmija simbol i Brukselit, Manneken Pis, na u bashkua këtë 28 Nëntor në mënyrën më të veçantë për të shënuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. I veshur me kostumin e tij tradicional shqiptar, ai u bë edhe një herë simbol i miqësisë dhe respektit mes vendeve tona.
Atmosfera ishte e mrekullueshme falë të gjithëve ju që erdhët të shumtë për ta përshëndetur.


