Më 29 Nëntor, në mjediset e Bashkisë së Saint-Gilles, u zhvillua një aktivitet kulturor që vuri në qendër trashëgiminë kulturore arbëreshe, një bashkëpunim mes Komunës së Saint-Gilles, shoqatës Konica dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe Misionit të Shqipërisë pranë BE.
Aktiviteti solli në kryeqytetin evropian trashëgiminë e vecantë dhe kulturën arbëreshe në një përpjekje për të forcuar lidhjet mes diasporës historike dhe komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Publiku ndoqi shfaqjen teatrale “Pinoqi e Arberis”, në një atmosferë të ngrohtë me gatime të guzhinës tradicionale, me interpretimin solemn të Orkestrës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që i dha mbrëmjes një karakter festiv e emocionues.
Komuniteti arbëresh, që ka ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare për më shumë se pesë shekuj, mbetet një shembull frymëzues i trashëgimisë sonë të gjallë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe kontribuesve për këtë mbrëmje të paharrueshme!


