Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës njofton të gjithë qytetarët shqiptarë dhe personat e tjerë të interesuar se, duke filluar nga e hëna, 2 nëntor 2026, veprimtaria e Ambasadës do të zhvillohet në ambientet e saj të reja, në adresën:
Rue de Tenbosch 30, 1000 Bruksel, Belgjikë
Në këtë kuadër, nga data 2 nëntor 2026, të gjitha shërbimet konsullore të ofruara nga Ambasada do të mund të aksesohen në adresën e re të mësipërme.
Për të shmangur çdo paqartësi, qytetarët që planifikojnë të paraqiten pranë Ambasadës për shërbime konsullore ftohen të marrin parasysh ndryshimin e adresës dhe të orientohen drejt selisë së re.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës ju falenderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi dhe mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve konsullore në funksion të nevojave të qytetarëve.
Adresa e re e Ambasadës duke filluar nga data 2 nëntor 2026:
Rue de Tenbosch 30, 1000 Bruksel, Belgjikë


