Për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, rritja e përfaqësimit të grave dhe vajzave ka qenë dhe mbetet në fokus të qeverisë shqiptare.
Sipas tij, gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë.