Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës është e interesuar të pranojë praktikantë me kohë të pjesshme ose të plotë.
Orari i praktikës mund të përshtatet sipas orarit akademik dhe nevojave të praktikantit, por duhet të jetë në përputhje me orarin zyrtar të punës së Ambasadës.
Afati i aplikimit deri më 1 mars, 2026.
Pozicioni është pa pagesë. Pas përfundimit të praktikës, praktikantit do t’i jepet certifikatë ose letër rekomandimi.
Kualifikimet:
Studimet:
• Studentë apo të diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Juridik apo fusha të ngjashme.
Aftësitë:
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe me gojë.
• Të ketë aftësi hartimi dokumentesh në gjuhën shqipe dhe franceze ose angleze.
• Të ketë njohuri në Microsoft Office dhe Excel.
• Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Detyrat e Praktikës:
Praktikantët mund të angazhohen në fushat e mëposhtme:
• Politika
• Marrëdhënie Kulturore
• Ekonomia dhe biznesi
• Administrata
• Shërbime Konsullore
• Media & Informim Publik
Praktikantëve do t’u ofrohet mundësia të punojnë në përputhje me fushën e tyre të studimit.
Dokumentacioni i Kërkuar:
• CV
• Letër Aplikimi drejtuar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Belgjikë
(Subjekti: “Programi i Praktikës”)
Email: embassy.brussels@mfa.gov.al
• Vërtetim nga universiteti ku ndiqen studimet
• Dëshmi që aplikanti nuk është nën hetim penal
• Foto
Dokumentet mund të dërgohen me email në adresën e Ambasadës: embassy.brussels@mfa.gov.al


