Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Ky sistem përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.


